Stupcat Gezuar 2013 me skeqet e reja 3 dhe 4 ne HD (Video)


Stupcat - Egjeli (Epizoda 1 komplet HD) www... by chibis

Ky kengetar shqiptar qe se shpejti do ti then te gjitha rekordet ne Youtube (video)

Shenon futbollistja, dhe gjate festimit e heq fanelen (Video)

Kjo femer friksohet nga shpejtesia e ferrarit (Video)

Fjolla Morina sesi ne vetur

Kengetarja nga Kosova Fjolla Morina ka publikuar ne fb e saj nje foto ku ajo shfaqet duke i dhene makines se saj tip Audi me nje fund teper te shkurtet i cili tregon format e saj tejet seksi. Kengetarja njihet per format e saj trupore teper seksi.

Ja celulari më i hollë në botë

Kompania kineze e telekomunikacionit ZTE planifikon të thyejë disa rekorde në CES 2013, ku në mesin e tyre është celulari më i hollë në botë nga ekranet 5 inç (12.7 cm). ZTE Grand S ka një ekran 5 inç, rezolucion 1920 x1080 pikselë dhe një kamerë 13 megapikselë duke pasur nje trashësi vetëm 6.9 mm. Specifikimet e tjera nuk janë zyrtarizuar ende, por Unwired View raporton se pajisja do të ketë një procesor 1.5 GHz quad-core Qualcomm Snapdragon S4 procesor, 2GB RAM dhe një bateri 2,500 mAh. Çmimi thuhet se do të jetë rreth $449, por saktësisht do të zbulohet në CES 2013, që do të mbahet nga data 8-11 Janar në Las Vegas.

Kafeneja Jone : (Promo) episodi 302

Brazil, drita të fuqishme shfaqen nga toka (Video)

Kohët e fundit ka një aktivitet të fuqishëm të dukurive paranormale apo fenomeneve të pashpjegueshme an e mbanë botës! I tillë dhe fenomeni që ndodhi më 17 dhjetor 2012, në qytetin Palotina të Brazilit. Fenomeni në fjalë, mund të konsiderohet sa normal po dhe aq jonormal, pasi kjo shtëllung kaq e fuqishme drite që të realizohet, duhen aparatura me një teknologji të gjeneratës së re, të cilën e disponojnë vetëm Agjencitë e mëdha të hapësirës dhe kompanitë nacionale që kooperojnë në fushën e shkencës!

Shikoni se ç’bënë ky prezantues çdo të premte! (Video)

Teleshikuesit presin me padurim si e si të vijë e premtja që të filloj “Dance party Friday”! Nuk e imagjinoni se çfarë bënë ky prezantues në emisionin e tij. Ka zbuluar mënyrat më të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e teleshikuesve, si p.sh: ndërsa është duke treguar ndonjë ngjarje, fillon e kërcen, deri dhe tek imitimi i Charle Chaplin.

Tuna kërkon ndihmën e juaj

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna, e cila është anëtare e jurisë në spektaklin për talentë ‘X Factor’, ka kërkuar ndihmë nga fansat për të përzgjedhur këngët të cilat do t’i performojnë vajzat e grupit të saj në këtë shou televiziv. Të jesh pjesë e jurisë, ku çdo javë duhet zgjedhur më shumë se dhjetë këngë, nuk është edhe aq e lehtë, ndërsa duket së këngëtares tashmë i kanë mbaruar idetë, prandaj po kërkon ndihmë nga fansat dhe shoqëria e saj. “Dërgoni propozime për këngët, të cilat do të donit t’i interpretojnë pesë vajzat e grupit tim në ‘X Factor’, Arilena, Antonela, Shkelqesa, Xhina, Elisa. Flm” – ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

“Alo policia, djali nuk dëshiron të flejë...”

Policët anekënd botës pranojnë kërkesa të çuditshme për intervenim nga qytetarët. Kështu, policia në Britani të Madhe ka marrë një telefonatë, përmes së cilës babai i një fëmije është ankuar se djali i tij refuzon të shkojë në krevat për të fjetur. Djaloshi 14-vjeçar ka luajtur me lojëra në kompjuter duke injoruar kërkesën e babait, i cili ka menduar se policia mund t’ia zgjidhë problemin me fëmijën e padëgjueshëm, prandaj e ka sjellë numrin e intervenimit urgjent. Numri i urgjencës duhet thirrur vetëm në rast të rrezikut të madh dhe nëse dikush është dëshmitar i ndonjë vepre të rëndë penale, siç është vrasja apo të ngjashme. Megjithatë, ka ndodhur që policia uellsiane të pranojë telefonatë në të cilën një grua është ankuar se restoranti i ka sjellë porosinë e gabuar. Gjithashtu, ka pasur thirrje në të cilat njerëzit kanë pyetur se si duhet të dërgohet me ‘faks’. Një tjetër telefonatë e një qytetari ka tingëlluar kështu: “Më duhet urgjentisht një stomatolog. Fytyra më është ënjtur qe dy ditë. Shkova te stomatologu në skaj të rrugës, por ishte mbyllur”. Po ashtu, policët e intervenimit urgjent janë pyetur edhe rreth rezultatit të ndonjë ndeshjeje... /Telegrafi/

Ha 28 vezë të gjalla, 20-vjecari fiton bastin, por vdes

Një bast banal i ka kushtuar jetën në tuniziani, i cili pasi ka ngrënë 28 vezë të gjalla ka vdekur. Mediet lokale të cilët bëjnë me dije lajmin theksojnë se Dhaou Fatnassi, 20-vjec, rezident në qytetin qendror të Tunizisë, Kairouan pas një basti me miqtë e tij përkundrejt një shumë parash ka ngrënë 28 kokrra vezë të “gjalla” por papritur e kanë mbërthyer dhimbjet e barkut. I riu është transportuar në spital, por reaksioni i shkaktuar ka qenë shumë i madh saqë ai ka mbërritur i vdekur.

Atifete Jahjaga tani edhe këngëtare!

Mënyra e mbajtjes së mikrofonit nga presidentja Atifete Jahjaga në një prononcim publik gjatë vizite në New York, ishte sikurse është duke e mbajtur mikrofonin ndonjë këngëtare e estradës shqiptare nëpë diskotekat në diasporë.


Meka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor

Meka dhe Medina janë dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor. Ka qenë kozmonauti rus, Anatoli Ivanichen, i cili gjatë një interviste për gazetën “El Bejan” të Emirateve të Bashkuara ka zbuluar fenomenin në fjalë. Gjatë intervistës Ivanichen mes të tjerash është shprehur: “U përpoqëm që të merrnim foto nga hapësira të disa qyteteve që janë të njohura për ndriçimin e tyre, siç është Parisi, disa zona të Europës dhe Amerikës Veriore, por pamjet ishin të paqarta kur u kapën. Më vonë, ne bashkë me ekuipazhin vendosëm që anijen ta drejtonim drejt Gadishullit Arabik për të parë nëse do të ishte e mundur që të siguronim pamje të tjera nga hapësira. U befasuam kur pamë dy qytete plotësisht të ndriçuara, pamjet e të cilave dalloheshin qartë. Pasi kishim përcaktuar vendet dhe kishim marrë pamjet e para në mënyrë që të bënin verifikimin e tyre, befasia jonë u shtua akoma më tepër kur morëm vesh se fotot e realizuara i përkisnin pikërisht Mekës dhe Medinës”. “Zona tek e cila kishim fokusuar thjerrëzat tona të cilësisë së lartë ende nuk i kishin arritur rrezet e diellit, por edhe përkundër kësaj, ne arritëm të marrim disa foto që ishin tepër të qarta dhe pamjet e tyre ishin mjaft të bukura”, citohet të jetë shprehur në vijim të rrëfimit të tij për gazetën shkencëtari rus Anatoli Ivanichen./Indeksonline/

Ja fjalëkalimet që nuk duhet t'i përdorni në internet


SplashData ka publikuar listën e fjalëkalimeve më të përdorura në internet. Sipas këtij raporti, fjalëkalimi më i përdorur është fjala "password" ndërsa pas saj rradhitet fjalëkalimi famshëm "123456" dhe "12345678". /albeu.com/ Ja lista e fjalëkalimeve më të përdorura: 1. password 2, 123456 3. 12345678 4. abc123 5. qwerty 6. monkey 7. letmein 8. dragon 9. 111111 10. baseball 11. iloveyou 12. trustno1 13. 1234567 14. sunshine 15. master 16. 123123 17. welcome 18. shadow 19. ashley 20. football 21. jesus 22. michael 23. ninja 24. mustang 25. password1

Makinat me të shitura për 2012 (FOTO-LAJM)

Edhe pse tregu i makinave është i lidhur me ecurinë e ekonomisë, disa kompani të cilat merren me shitjen e automjeteve vazhdojnë të kenë shitje të mira në treg. Telegraph.co.uk paraqet një listë me dhjetë nga modelet më të shitura gjatë vitit 2012 ku Volkswageni dhe Fordi vazhdojnë të dominojnë tregun e makinave në Evropë.






Qeni hidhet për të mbrojtur të zotin, mbetet pa turi

Kabang iu nënshtrua një ndërhyrje të re kirurgjikale, për të mbyllur plagën në turi, në mënyrë që qeni të mos infektohet nga bakteret. “Nuk ekziston një protezë që të zëvendësojë pjesën e sipërme të turirit, ndaj na mbetet vetëm që të mbyllim plagën për të shmangur infeksionet”, shprehen stafi i mjekëve. Kabang është një qen i cili ka mbetur pa turi teksa u hodh përpara një motorri për të mbrojtur të zotin e tij që të mos aksidentohej. Rudy Bunggal e gjeti qenin kur ishte i vogël, teksa e kishte përplasur një makinë që i kishte vrarë këmbën, duke e marrë në shtëpi dhe duke u përkujdesur për të, për vite me radhë. Por qeni vetëm pak vite më pas i ktheu nderin, duke i dalë përpara për ta shpëtuar Rudy-n, teksa një motorr po sulej drejt tij. Gjatë aksidentit koka e qenit mbeti në rrota, ndërsa pjesa e sipërme u këput. Pavarësisht këshillave të mjekëve për tu dhënë fund vuajtjeve të tij, familja vendosi ta mbajë në jetë, ndërsa së fundmi ka sjellë në jetë 6 këlyshë. Aktualisht po mblidhen fonde për kurimin e plotë të tij, në mënyrë që të ketë sa më pak dhimbje e plagë./Indeksonline/



Manekinia malazeze: Do të vdisja për Berlusconin!

“Berlusconi vazhdimisht me telefonon, dashuria jonë është më e madhe se tërë Italia”, ka thënë krenare manekinia malazeze, Katarina Knezheviq. Ajo vitin e kaluar kishte thënë se është në lidhje me Silvio Berlusconin, ish kryeministrin italian dhe presidentin e AC Milanit dhe se jeton në vilën e tij. Se sa është e dashuruar në ‘plakun seksi’, ajo në një deklaratë për të përditshmen italiane "Il fato kuotidiano" ka thënë se për të “është e gatshme edhe të vdes”.

Presidenti gjeorgjian bie në lumë (Video)

Presidenti gjeorgjian Mihail Shaakashvili ka pësuar nga moti i keq në Gjeorgji, duke rënë në ujin e fothtë të një lumi. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që Shaakashvili po kthehej nga një vizitë dhe po ecte drejt helikopterit për tu nisur për Tblisi. Megjithëse, truprojat ishin afër dhe në gatishmëri, ai nuk shpëtoi dot pa u lagur në ujin e ftohtë të lumit. Shihni videon:

Mercedes me sistem të ri të kontrollit gjatë vozitjes (Video)

Mercedesi i ri E Klase është modeli i parë i cili ka pajisjen e ashtuquajtur “Steering Assist” (Ndihmë gjatë drejtimit). Ky sistem do të punojë sipas kombinimit me “Distronic Plus” sistemin, ndërsa është efektiv gjatë shpejtësi deri në 200 km/h. Ky sistem mundëson që makina të lëvizë në distancën e duhur dhe përforcohet siguria në komunikacion. Ky sistem i ri mundëson edhe kushte të tjera për të qenë më të sigurt në komunikacion.

Shpaloset Coupe e Serive BMW 4 (Foto)

Para se të filloni të kurseni për këtë makinë, duhet theksuar se Seria 4 tek derë është thjesht një koncept për momentit. Megjithatë, duke supozuar se BMW ndjek të njëjtën rrugë që ndoqi me konceptin Gran Coupe në Serinë 6, ndoshta në të ardhmen Seria 4 mund të bëhet realitet! Si mund të shihni në imazhin e mësipërm, Seria 4 ka një dizajn shumë të bukur, edhe pse ndryshe nga Seria 6, ky koncept duket se ka ruajtur stilin e ngjashëm me të Serisë 3. Sipas specifikave të BMW-së, Seria 4 është 4.6 metër e gjatë, 1.8 metër e gjerë dhe 1.3 metër e lartë, edhe pse motori i automjetit mbetet i panjohur.




Nokia prezanton telefonin me te ri Lumia 505

Pasi është reklamuar si “me ngjyra dhe shumë inteligjent,” pajisja do të ofrohet fillimisht me tre opsione ngjyrash: të kuqe, rozë dhe të zezë. Lumia 505 vjen me një ekran 3,7-inç AMOLED WVGA me rezolucion 480×800 pikselë, kamerë 8 MP dhe është synuar për vendet në zhvillim. Skeleti është 11.3 mm, me një peshë rreth 131gr. Brenda gjendet një procesor me një “core” të vetëm, 256 MB RAM dhe vetëm 4 GB memorie të brendshme pa zgjerim me kartë microSD. Telefoni ka Bluetooth 2.1, WiFi (b / g / n), lidhje 2G dhe 3G, së bashku me një bateri 1300mAh që ofron më shumë se shtatë orë kohë bisedë dhe 600 orë stand-by. Lumia i ri vjen me sistem Windows Phone 7.8 dhe nuk mund të kalojë në sistemin e ri Windows Phone 8. Nuk ka ende asnjë informacion se kur Lumia 505 do të dalë në shitje apo sa do të kushtojë. (PCWorld Albanian)

Asnjëherë se keni parë nga kaq afër (FOTO LAJM)

Ndoshta edhe keni pyetur veten, vallë sa më e vështirë është të jesh pilot avioni se sa shofer makine? Pa bërë komente, ju sjellim 19 fotografi nga kabina të ndryshme avionësh. Shiheni vetë se cila është më e vështirë.



Ky është Porsche Cayman 2013 (FOTO LAJM)

Gjenerata e dytë e modelit Porsche Cayman më nuk është një sekret. Pak para hapjes së panairit të veturave në Los Anxhelos, kompania gjermane për publikun ka prezantuar të dhënat dhe fotot zyrtare të këtij modeli atraktiv. Porsche Cayman përcjell hapat e paraardhësit të tij, çka nënkupton se teknika dhe dizajni janë të ngjashëm me modelin Boxter. Seria e modelit 981, sikurse edhe modeli simotër Boxter, do të jetë në dispozicion në dy versione, atë Cayman dhe Cayman S. Tek të dy modelet, rrotat e pasme i lëviz motori me gjashtë cilindra, i cili në krahasim me paraardhësin është më i lehtë për 30 kilogramë, ndërsa shënon edhe 15 për qind më pak harxhime të karburantit. Në gjeneratën e saj të dytë, Porsche Cayman është zgjatur nga 4.347 mm në 4.380 mm, është ulur nga 1.304 mm në 1.294 mm, ndërsa gjerësia prej 1.801 mm ka mbetur e njëjtë. Distanca mes boshteve është rritur nga 2.415 mm në 2.475 mm, ndërsa për kontakt me asfaltit janë përgjegjës rrotat me dimensione 18 inç në modelin Cayman dhe ato prej 19 inç për modelin Cayman S.


Kujt ia ka kënduar Floriani këngën "Ngjyra e Kuqe"? (video)

Floriani të cilit i thonë "i vogël" ndoshta edhe është dhe do jetë i tillë për një kohë, por qysh tani, si një "Bieber" shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai, ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë të cilës ai i këndon. Derisa të gjithë flisnin për këngën "Ngjyra e Kuqe" që Adriani ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, atëkohë nuk na shkonte mendja se edhe Floriani i vogël, ka një vajzë të cilës ai ia kishte dedikuar këtë këngë. Dhe vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila poashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe flokët me këtë ngjyrë. Ndryshe nga Adriani i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Ences në sy. "Enca, ta kam kënduar ty këngën 'Ngjyra e Kuqe'" është rrëfyer Floriani, derisa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj, e që asaj i pëlqeu dhe me pastaj e hodhi në kanalin e saj zyrtar në Youtube.

Macat e Larme ,pjesa e parë dhe e dytë VIDEO TE PLOTA NE HD



Gezuar me Macat e Larme (2013) - pjesa.1 by film-shqip

Edhe në temperaturat -36 °C duhet t’i kontribuojmë shtetit (Video)

Një kanadez, kontribuon në punët e shtëpisë, por me një mënyrë krejt të veçantë. Pas kontributit të tij të veçantë, të cilën bashkëshortja e regjistroi me kamerë dhe e publikoi atë në internet. “Im shoq ishte gati sa të hynte në dush, kur i kujtova se nuk i kishte nxjerrë ende mbeturinat jashtë dhe ai vendosi pa u veshur t’i hedh mbeturina ashtu siç ishte lakuriq, por në -36 °C. Mirëpo fëmijët e tyre e panë si diçka shumë argëtuese dhe vendosën ta publikojnë”.

E lshon shpirti prej tute (Video)

Ky kengetar shqiptar qe se shpejti do ti then te gjitha rekordet ne Youtube (video)

Goli i javës në Serie A (Video)

Goli më i bukur i javës në Serie A është vlerësuar goli i shënuar nga futbollisti i Parmës, Jaime Valdes. Futbollisti i Parmës shënoj gol fantastik nga distanca duke mposhtur portierin e Bolonjës për fitoren e Parmës. Kjo ishte java e fundit për vitin 2012 në të cilën javë vlen të theksohet humbja e Milanit dhe barazimi i Interit./Indeksonline/

Çartet Van Persie, për fyti me Williams (Video)

Robin Van Persie ka shpërthyer për një moment në ndeshjen me Swansean. Sulmuesi i Manchester United u provokuesi nga mbrojtësi i shquar për provokime, Williams i cili e goditi atë me top në kokë pasi u rrëzua në një aksion. Van Persie shpërthej duke e kapur për fyti mbrojtësin anglez, ndërsa më pas u përfshi në dialog edhe me mbrojtësin Chico./Indeksonline/

Messi nuk mund të ndalet as nga nëntë lojtar (video)

Lionel Messi ka shënuar edhe golin e 91-të në këtë vit kalendarik dhe duke thyer rekordin botëror të cilin vetë e mbanë, na kujton thënien "a ka kush mund ta ndal". Messi në paraqitjen e fundit për këtë vit ka arritur ta mposht një herë portierin e Valladolidit (1:3) edhe pse në disa raste, madje nëntë lojtarë të ekipit rival i kishte përballë. Por, reprezentuesi argjentinas jo vetëm që personalisht shënoi 91 gola, gjithashtu ishte përgjegjës për 24 golat e arritura të bashkëlojtarëve të tij. Para jush është një video dhjetëminutëshe e të gjitha golave të mrekullueshme që argjentinasi i shënoi në periudhën janar-dhjetor, duke përfshirë edhe këtë të fundit kundër Valladollit.

Lek Plepi - këngë për Rita Orën (VIDEO)

Lek Plepi, prezantohet me "hitin" e tij te ri që ia kushton yllit të muzikës botërore Rita Ora

Propozimi më i mirë për martesë që është realizuar ndonjëherë (VIDEO)

Si pastrohet bora në Moldovë (VIDEO)

Edhe pse dimrit i dihet koha, shërbimet komunale gjithmonë zihen të papërgatitur. Kështu i gjeti edhe ky dimër qytetarët e një qyteti të Moldavisë, që zbuluan një mënyrë më të shpejtë për ta pastruar borën. Shikoni idenë birliante:

Shqiptari që po e sfidon PSY e Gangnam Style (VIDEO)

Muzikanti dhe këngëtari shqiptar Klajdi Lupa (Claydee), është renditur i 2, në videot më të klikuara në Greqi për vitin 2012.“Mamacita Bueno” e shqiptarit me mbi 16 milionë klikime vjen e dyta pas klipit “Gagnam Style”. Klajdi zhvillon karrierën e tij në Greqi dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës greke, si Ana Visi etj. Kënga e tij më e re “Mamacita Bueno” ka qenë hiti i këtij viti në shtetin helen.

Balotelli e parkon ku ti "teket"

Mario Balotelli ka patur punë përsëri me polici. Lojtari i Manchester Cityt i kritikuar për veprimet e tij, është parë në orët e mëngjesit me veturën e tij luksoze pranë një restoranti në Angli. Balotelli veturën e tij e kishte parkuar në një vend aspak adekuat, në skajë të rrugës duke bërë që policia të ndërhyjë. Pasi erdhi policia aty, Balotelli ishte intervistuar shkurt dhe ka marrë një gjobë të radhës për të ikur nga ai vend./Indeksonline/

Femijut me kancer i realizohet deshira te behet ushtar amerikan (Video)

Video shume emicionuese..

Si reagon njeriu kur fiton 300 milion dollarë në lotari (VIDEO)

Rast shumë prekës dhe për t'u mbajtur mend (VIDEO)

Gjest për t'u mbajtur mend. Rallë herë përkujtohemi që ndonjë personi të varfër t'i japin ndonjë lek për t'ia lehtësuar brengat. Por atë që e ka bërë ky person ia vlen që të përmenedet dhe të shpërndahet. Një grua e pastrehë e quajtur Andrea me siguri se mori befasinë më të madhe kur një person ia kishte mbajtur mend ditëlindjen dhe i bëri befasi për ditëlindjen e saj të 47. Shikoni reagimet e saj

Po s'erdhi sot, ja se kur vjen sërish “fundi i botes”

Nëse si përfundim nuk ndodh asgjë sot e as në orët e para të mëngjesit të 22 dhjetorit, atëherë duhet të përgatiteni ndoshta për fundin tjetër të botës, që është parashikuar në pranverë të vitit 2014. Në një intervistë të lëshuar, Luc Mary, historian dhe autor francez i librit "Miti i fundit të botës, nga antikiteti deri në 2012-n", nënvizon se Apokalipsi i përfolur se mund të ndodhë sot është parashikimi numër 183 i regjistruar në histori që prej rënies së Perandorisë Romake. Por Mary ka parashikuar edhe datën e ardhshme të parashikuar për "fundin e botës": është 10 prilli 2014... Kjo është data e parashikuar sipas fanatikëve të Kabbalah (traditë ezoterike e guidaizmit) që e shikon atë ditë, si "hakmarrja e djallit". "Fundi i botës ka ekzistuar që nga fillimi i botës. Është një konstante historike. Nga këndvështrimi biblik është edhe një mit i bazuar te njerëzimi shpjegon Luc. Fundi i botës është ngushtësisht i lidhur me fetë monoteiste, që kanë një koncept linear të kohës, jo ciklike, siç është për shembull kultura Maya". Ndër të tjera, Mary ka sqaruar se fisi Maya nuk ka bërë profeci mbi fundin e botës, por për nisjen e një cikli të ri. Gjithsesi përsa i takon datës së saktë të fundit të botës, Mary shpjegon: "Nëse flasim për fundin e Tokës nuk do të vijë më vonë se 5 miliardë vjet, kur të "sulmohet" nga Dielli. Ndërsa nëse flitet për zhdukjen e njerëzimit, pritet gjithçka të ndodhë më parë. Parashikohet që pas një miliard vjetësh të jetë rreth 100 gradë centigradë mbi Tokë. Por në atë pikë, njeriu mund të ketë gjetur edhe një tjetër vend diku tjetër, në hapësirë"./Indeksonline.net/

21 dhjetori, ufo në Austri (Foto)

Ndërkohë që e gjithë bota mbante frymën se mos Tokën e pllakoste apokalipsi, në Austri në orët e para të mëngjesit në një qytet është ulur një UFO. Bëhet fjalë për qytetin Oed- Oehling. Në fushën ku ndodhej UFO kishte forca të shumta të sigurisë, zjarrfikëse dhe zyrtarë. Në fakt ishte gjithçka një shaka. Kryebashkiaku Josef Dirnberger tha se ishte organizuar gjithçka për të bërë njerëzit të besojnë se vërtet kishte rënë një anije alienësh. Dhe në të vërtetë kryebashkiakun e kanë marrë në telefon në orën shtatë të mëngjesit, të shqetësuar nga kjo gjë. Normal, e kanë marrë seriozisht./Indeksonline/




Naser Corleone (Valentino Corleone) – Gezuar 2013




02 Humor Shqip - Gezuar Me Ujqit 2o13 WwW... by dm_5047a2cac8570

Kosovari me BMW, 240 km/h nëpër tunel të Zvicrrës

Policia në qytetin zviceran Luzern ka kapur një 22-vjeçar nga Kosova, i cili po e ngiste veturën me shpejtësi 240 km/h nëpër tunelin e qytetit, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 100 km/h. Automjeti i vozitësit të pasionuar në shpejtësi është ndaluar, ndërsa patentë shoferi i është konfiskuar në vend të ngjarjes. Policia e Luzernit thotë se bëhet fjalë për kosovarin, i cili ishte ndaluar gjatë gushtit të këtij viti dhe se ai në një proces gjyqësor ka pranuar se kishte vozitur veturën e tij me këtë shpejtësi në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 100 km/h, transmeton albinfo. Në rastin e fundit kosovari nuk kishte pranuar se kishte vozitur nëpër tunel me atë shpejtësi. Por, policia kishte siguruar prova nga ekspertiza e vet dhe ia kishte konfiskuar veturën e tipit BMW 6. Në fund shqiptari nga Kosova ka pranuar se ka nxituar me veturën e tij për të testuar (auspuhin) në BMW-në e tij, raportojnë mediet lokale në Luzern./Indeksonline/


65 milion dollar kush martohet me këtë vajzë

Hong Kong: Cecil Chao, një ndër njerëzit më të pasur në Hong Kong ka ofruar një shpërblim prej 65 milionë dollarësh për burrin që do të arrijë të fitojë zemrën e vajzës së tij lezbike. Por e bija e tij e quajtur Gigi, 33- vjeç, është martuar disa muaj më parë në Francë me gruan që qëndron krah saj prej 7 vjetësh. "Nuk është e rëndësishme nëse është i pasur apo I varfër. E rëndësishme është që të jetë bujar dhe me një zemër të pastër"- ka deklaruar milioneri që nga ana e tij e ka përgënjeshtruar martesën e vajzës. "Gigi është shumë e mirë, me talent dhe e bukur. I do prindërit e saj, është bujare dhe bën punë vullnetare"- shtoi më tej Chao. Siç njofton as martesat mes personave të të njëjtit seks nuk njihen ligjërisht në Hong Kong, ku shoqëria është mjaft konservatore dhe homoseksualizmi është depenalizuar vetëm në vitin 1991.

Gago si Roberto Carlos, goditja me efe (VIDEO)

Futbollisti i skuadrës braziliane Gremio, Leo Gago ka shënuar një gol fantastik për skuadrën e tij. Gago shënoi një gol të ngjashëm me golin e famshëm të Roberto Carlos të ndeshjen finale ndaj Francës. Goditja e Gagos mori efe e cila nuk i dha shans portierit mysafir për ta ndalur atë.

I pastrehu që me zërin e tij ka pushtuar zemrën e miliona njerëzve (VIDEO)

Një burrë pa shtëpi që endet rrugëve në SHBA, duke kënduar për të mbajtur veten e tij gjallë, i është bërë një falënderim i madh për talentin e tij të pamohueshme. James Percell, 49, i këndoi këngën në një qoshe të rrugës menaxherit të autostradës, Kenneth Williams i cili vendosi për ta marrë këngëtarin amator dhe ta ndihmojë atë për një jetë më të mirë. Z. Percell është bërë i famshëm në YouTube, ku më shumë se një milion njerëz kanë votuar dhe kërkuar për të dëgjuar zërin e tij të artë - ndërsa prodhuesit dhe regjisorët tashmë po përpiqen të punojnë me të. Historia e zotit Percell është e ngjashme me atë të Ted Williams, një tjetër njeri i pastrehë që u vendos në qendër të vëmendjes, pasi bota dëgjoi këngën e tij. Jeta e tij ka qënë rrugëve, nuk ka marrë edukimin e tij dhe i është dashur të bëjë një mijë prapësira. Ai kaloi tre vjet pas hekurave për grabitje dhe përdhunim dhe aktualisht qëndron me nënën e e 7 fëmijëve të tij të cilët janë nga mosha nga 5-28 vjeç Ai tregon se është përpjekur në konkurse për zërin e tij por sa dëgjonin që është i pastrehë jeta e tij përsëri qëndronte në të njëjtin pozicion. Jeton vetëm me lekët e nxjerra duke kënduar në rrugë për kalimtarët. "kam jetuar dhe jetoj vetëm për muzikën" janë fjalët e tij.

Fundi i Botës ka arritur në Zelandën e Re

Njerëzimi në mbarë botën e kanë pritur nën ethe datën 21 dhjetor pasi sipas disa shkrimeve dhe analizave të ndryshme është fundi i botë.Mirëpo e tëra si duket është e pavërtetët të paktën deri në këto çaste, ku në Zelandën e Re veç ka arritur dita e 21 dhjetorit. Atje sipas informacioneve dita e Premte është e njëjtë me ditët e kaluara dhe se populli i Zelandës së Re janë duke postuar shkrime dhe mesazhe të ndryshme në faqet e Facebook dhe Twitter shkruan KosovaTimes.net. Ndër komentet e ndryshme janë edhe këto komente: ‘Fundi i Botës Nuk ka arritur, sinqerisht e juaja Zelanda e Re’ shkruan @MikeAdamsNC. ‘Në Zelandën e Re tani është e premte, 21 dhjetori dhe gjithçka është këtu’ shkruan, @nickjackson45. ‘Hej botë, sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re, dhe bota është ende këtu, nesër do të jeni të sigurt Amerikë’ shkruan, @ciarahanna20.

Ky është kulmi i luksit, hoteli më i mirë në botë(foto)

Mirë se vini në kulmin e luksit. Ky është i pari hotel i ndërtuar në të famshmin resort Swiss Alpine në 100 vite. Hoteli me pesë yje Alpina Gstaad u ndërtua përgjatë katër viteve dhe ka kushtuar 250 milion euro. Por pronarët mendojnë se ia ka vlejtur çdo qindarkë për këtë shpenzim. Hoteli është në zemër të Alpeve berneze. Në total ka 20 mijë metra katror. Hoteli ka tre restorante, apartamente luksoze dhe suita private. Në hotel gjendet një dhomë e veçantë për degustim vere, një dhomë për cigare si dhe spa dhe një pishinë 25 metra. Pronarët e hotelit thonë se duan të sjellin një destinacion modern në mes të një kulture tradicionale zvicerane. Dhomat nisin nga 680 euro deri në 1650 euro nata.