Dafina Zeqiri, sjellje arrogante në Tiranë

Dafina Zeqiri ditën e hënë bashkë me shumë artistë të tjerë, kryesisht të rrymës hip-hop dhe R&B në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, kanë performuar te pedonalja. Ndryshe nga kolegët e saj, Dafina ka preferuar të qëndrojë vetëm, pa u përzier shumë me kolegët e tjerë, përveç atyre që konsideronte miq, siç ishte MC Kresha. Edhe fansat por edhe fotoreporterët që kanë qenë të pranishëm atë ditë janë përballur me një sjellje të pahijshme dhe arrogante të këngëtares. Nuk e dimë nëse Dafina ka dashur të tregojë se është një këngëtare e talentuar me teka, apo kjo ka qenë mënyra më e mirë për të rënë në sy. Madje, me të njëjtin ton agresiv ajo u përgjigjej edhe njerëzve të cilët ishin kuriozë për të. Pas performimit të këngëve të saj, Dafina është larguar duke ia lënë kështu skenën këngëtares nga Shkupi, Tuna. Mes të dyjave nuk pati asnjë përshëndetje, pasi, siç thuhet, ato të dyja nuk e kanë shumë qejf njëra-tjetrën për shkak të rivalitetit. MAPO

“Ngjyra e Kuqe” fshihet nga YouTube

Klipi i këngës “Ngjyra e kuqe” është fshirë nga rrjeti më i madh social i videove në internet, YouTube. Kënga hit e cila theu rekorde me shikueshmëri, duke mbledhur 400 mijë klikime brenda ditës, nuk ekziston më në YouTube. Kjo nuk është hera e parë që kjo gjë po ndodh me artistët tanë, viktima të këtyre njerëzve të cilët po fshijnë videot më të klikuara shqiptare, kanë qenë shumë këngëtarë si Dafina Zeqiri, Zanfina Ismaili, Nora e shumë tjerë. Adrian Gaxha i mllefosur me këtë gjë, ka shkruar në rrjetin Facebook duke thënë: “Sa më treguan që videoklipin e këngës ngjyra e kuqe e kanë fshirë nga Youtube dhe nuk ekziston më. S’dua të përmendi emra se kush edhe pse e kanë fshirë thjesht dua të them që më vjen shumë keq për rekordin e klikimeve që u bë me 400 mijë klikime brenda ditës dhe që u vë në vendin e 12 në top listën e 20 videove më të klikuara në tërë botën brenda 24 orëve në historinë e Youtube-it.” Telegrafi ka kontaktuar me Kushtrim Morinën, një prej drejtuesve të OnAir, kompanisë përgjegjëse për monitorimin dhe ngarkimin e videove në YouTube. Ai thotë se problemi është teknik dhe se së shpejti video do të kthehet. “Videoklipin e kemi postuar përkohësisht në kanalin tonë zyrtar, pasi është larguar nga ai i Adrianit, si shkak i një problemi teknik. Avokatët tanë po merren drejtpërdrejt me këtë çështje dhe besoj se gjithçka do të jetë në rregull, klikimet do të kthehen ashtu siç kanë qenë edhe pse mund të marrë kohë derisa të përfundojë i gjithë procesi”, përfundoi Morina. /Telegrafi/

Qysh me u zgju prej gjumit ide interesante (Video)

Kundërpërgjigjen hakerat shqiptarë

Pas sulmit të hakerave serbë të njohur si "Serbian Anonymous" në faqen e Bujanovcit , ku shkruanin se "Bujanovci është Serbi dhe Kosova eshte Serbi" , kanë reaguar menjëherë hakerat shqiptarë. Të parët që reaguan ishin "Ethnic Albanian Hackers". Ata sulmuan faqen e komunes se Zabarit ne Serbi, "www.zabari.org.rs". Sapo të hyni në këtë faqe ju do të mund të shihni fotografinë e tyre, në të cilën shihen shume personalitete të shquara që morrën pjesë në krijimin e shtetit shqiptar. "Kosova nuk ka qënë dhe nuk do të jetë kurrë Serbi, Në territorin e Kosovës nuk ka vend për serb! Serbët ishin ata të cilët u pranuan si "Sllavë" në vendin tonë nga të parët tanë, ILIRET", shkruajnë "Ethnic Albanian Hackers". "Ndoshta tani për tani në hartën tuaj figuron se Presheva , Medvegja dhe Bujanovci jane pjesë e juaja, mirëpo historikisht dihet se këto pjesë kanë qenë pjesë të Kosovës. Pra të gjitha ato treva përbëjnë Kosovën Lindore. Po afrohet dita kur do të krijohet Shqipëria Etnike", përfundon mesazhi i hakerave shqiptarë. "Ethnic Albanian Hackers" nuk kanë harruar të urojnë edhe lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj: "Po ashtu ju urojmë të gjithë shqiptarëve lirimin e Ramush Haradinaj. Tribunali i Hagës është krijuar për Serbinë sepse ata kanë kryer krime, ndërsa ne jemi viktima të një gjenocidi të bërë në Kosovë". Ata kane deklaruar se ata nuk do te ndalen me sulme derisa Serbia të mos kërkojë falje për Kosovën dhe të heqë dorë plotësisht prej saj.

Moratti kishte ndihmuar Kosovën gjatë luftës

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjatë prezantimit të “Inter Campus” në SHBA, ka përmendur ndihmën që kjo skuadër i dha popullit kosovar gjatë luftës së fundit. “Historia e projektit filloi 15 vite më parë, në Brazil, ku ne nuk mund të rrinim më symbyllur, duke parë mundësinë për t’i bërë fëmijët atje të lumtur dhe për t’u dhënë atyre shansin për të veshur fanellën e Interit dhe të Ronaldos, në kohën kur ai luante me skuadrën tonë të parë”. “Nga atje, ne nxituam për në Kosovë, në mes të luftës. Fëmijët e vegjël të familjeve në kushte të vështira kishin nevojë të qëndronin në vende të sigurta, larg nga fushat e betejës dhe ne e ndjemë të nevojshme të ndihmojmë”, citohet të ketë thënë presidenti i Interit, raporton Sport. Gjatë vitit 1999, më saktësisht më 27 nëntor, Ronaldo kishte qëndruar në Gjakovë, për ta përuruar rindërtimin e një shkolle në bashkëpunim me ‘Caritas’ dhe me lejen e klubit të Interit.

Vlora e nervozoi Vukun në Twitter

Ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, ka festuar lirimin e Ramush Heradinajt edhe përmes rrjetit social virtual Twitter. “Mezi po pres të shoh se çka do të ‘cicërojë’ sot Vuk Jeremici”. Dhe Vuku u përgjigj: “Le të llomotisin sot... mendojnë se do të zgjas përgjithmonë”. Çitaku në Twitter ka thënë po ashtu: “Carla del Ponte dështoi të sjellë padrejtësinë. E gëzuar. Krenare”, si dhe: “Asnjë gjyq nuk mund ta rishkruaj historinë. Asnjë gjyq nuk mund të bëjë balancë artificiale në mes të viktimës dhe agresorit. UÇK, krenaria jonë”.




Jeremici natyrisht se ka reaguar. Ai ka thënë: “Këto janë ditët e së keqes. Ne nuk duhet të dëshpërohemi". Ndërsa, më vonë ka shtuar se “sot llomotisin ata të cilin e kanë një sistem të tillë të vlerave. Disa para tyre ngjashëm janë kënaqur me okupimin fashist, duke menduar se do të zgjasë përgjithmonë”.

Ja driblimet më të bukura në historinë e futbollit (Video)

Njeriu me i guximshem qe keni pare ndonjehere (Video)

Ku mendonin fëmijët e Ramushit se ndodhej babai i tyre (VIDEO)

ish kryeministri Ramush Haradinaj, u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë. Lajmi u prit me emocione nga të gjithë shqiptarët, por natyrisht se emocion më të madh kishin familjarët e tij, e në veçanti, bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ramush Haradinaj, për fëmijët e tij, ndodhej në një shkollim ushtarak. Kështu u kishte thënë nëna e tyre, duke ditur se ata janë të vegjël të dijnë për gjëra të mëdha dhe të rënda, siq janë krimet, për të cilat po akuzohej babai i tyre. Ata nuk do të mund ta kuptonin drejtë atë që po ndodhte në Hagë.

Episodi i ri i Kafeneja Jone 03.12.2012 (Video)

SHBA, një urim special për shqiptarët (VIDEO)

Boksieri i United me atë të Cityt, ja kush fitoj

Është zhvilluar mbrëmë meçi i shumë pritur në Angli mes boksierit të famshëm anglez Ricky Hutton dhe atij ukrainas Viacheslav Senchenko. Meçi ishte shumë i nxehtë ende pa filluar pasi që të 2 boksierët dolën në ring me fanela të ndryshme, Hutton ishte me fanela të Cityt pasi që njihet si tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre, ndërsa Senchenko doli me fanelën e Manchester United. Boksieri i njohur ukrainas e fitoj këtë meç duke nokautuar anglezin në raundin e katërt ndërsa me këtë meç Hutton edhe e ka përfunduar karrierën e tij.

Kinezi qëndron me kokë majë një gozhde (Video)

Genta Ismajli “hapet” në skenë

Genta Ismajli, na ka dëshmuar se është e “çmendur” pas vallëzimit dhe sa herë që ajo del në skenë, mundohet të jap maksimumin, shumë më shumë se sa në këndim. Mbrëmë, Genta ka qenë pjesëmarrëse në koncertin falenderues kushtuar Amerikës,”Thank You USA” meqërast, u ka dhuruar ta pranishmëve spektakël në shumë mënyra. Genta është e njohur për vallëzimin me këmbë të hapura ndërkaq, mbrëmë ajo i ka dhuruar publikut edhe pamje “hot” duke zbuluar më shumë se që është dashur./Indeksonline/

“X Factor” për pak nuk u shndërrua në “S Factor”

“X Factor” për pak sa nuk u bë “S Factor” kur nikoqirja e mbrëmjes, Khloe Kardashian nisi të flirtonte me Simon Cowell. Khloe dukej më bukur se asnjëherë më parë gjatë episodës së fundit të spektaklit e veshur me një fustan të bardhë dhe flokët e valëvitura dhe vendosi që këtë gjë ta festonte duke i dhuruar Simon-it pak spektakël. Përveq detyrës që ajo ka për të qëndruar në skenë bashkë me Mario Lopez, ajo iu afrua tavolinës së panelit të jurisë dhe shkoi drejt tek Simon për ta bërë të ndihej paksa i ngacmuar. Kjo e bëri të parin e “X Factorit” të ndihej mirë pasi që shihej duke qeshur gjatë gjithë kohës. Mysafir në këtë mbrëmje ishin edhe Kim Kardashian me të dashurin, Kanye West dhe motrat e tyre të vogla Kendall dhe Kylie Jenner./Indeksonline/

Obama flet, Hillary flen! (Video)

Goditja e lirë e shndërruar në komedi!(Video)

Kryeministri maqedonas qëllohet me vezë në Shqipëri (Video)

Orkestra që bënë muzikë me mjetet e ofiçinës (Video)

Realizojnë më së miri pa instrumente, por me veglat e ofiçinës muzikën e “Carmen” të Georges Bizet. Letër zmeril, frone, copa tuba gomash, ksilofonë artizanalë dhe tullumbacë. Edhe këto janë të vlefshme për përbërësit e grupit \"Zic Zazou\", të cilët përveçse punojnë në ofiçinë, bëjnë edhe muzikë. E ja ku në një video të pranishme në \"Youtube\", ata duket se realizojnë më së miri pa instrumente, por vetëm me vegla e mjetet e ofiçinës, muzikën e \"Carmen\" të kompozuar nga Georges Bizet.

Bekimi tradhton Saranden? (Video)

Negociatat Shqiptaro-Serbe ne Kafeneja Jone (Video)

Zbulohet gjeni që tregon ditën ekzakte të vdekjes

Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë një variacion gjenesh që ndikon në “orën biologjike” të njeriut në mënyrë aq të thellë, sa që është në gjendje të zbulojë pothuajse me saktësi të plotë ditën ekzakte kur një njeri do të ndërrojë jetë. Ekipi i ekspertëve amerikanë që udhëhoqi eksperimentet shpreson të vendosë këto njohuri në funksion të përmirësimit të mjekimeve ndaj sëmundjeve si Alzeimer apo infarktet në zemër. Studimi u publikua ditën e hënë, në një revistë shkencore amerikane, transmeton Tch. Konkretisht, ekspertët shqyrtuan variacionin gjenetik në një mijë e dyqind 65-vjeçarë pa probleme të rëndësishme shëndetësore, të cilëve iu realizuan vlerësime të përvitshme neurologjike dhe psikiatrike për disa vite me radhë. Në mënyrë të pabesueshme, ekspertët zbuluan se pothuajse të gjithë vullnetarët, që ndërronin jetë gjatë mbrëmjes ose në orët e para të mëngjesit, kishin një variacion të caktuar gjenetik të quajtur AG, ndërsa ata me variacionin GG, pothuajse të gjithë ndërronin jetë në orët e drekës ose pasdites. Studime të mëtejshme të gjeneve, kanë dhënë të dhëna jopërfundimtare, edhe për aftësinë e parashikimit pothuajse me saktësi të plotë momentin që një sëmundje e caktuar, do të bëhet vdekjeprurëse për pacientin. Tashmë, ekspertët vlerësojnë se duke thelluar njohjet në këtë fushë dhe duke ditur saktësisht se kur një sëmundje do të rezultojë vdekjeprurëse për pacientin, mund të gjenden mënyra më efikase për mënyrën se si duhet mjekuar dhe rritur jetëgjatësia e të prekurit./Indeksonline/

Messi i fortë si “guri”, rekordi i ri i këtij burri

Mbreti I futbollit botëror, Lionel Messi po thyen çdo rekord, statistikë, e parashikim që është bërë në futboll, sidomos në futbollin spanjoll. Ylli I Barcelonës është lojtari më pak I zëvëndësuar në futbollin evropian viteve të fundit. Pasi po thyen rekordet në shënimin e golave, Messi është bërë njësh edhe me qëndrimin e tij në fushë. Messi ka luajtur pa u zevendesuar asnjë minut në 99 ndeshjet e fundit, në të cilat kishte realizuar plot 100 gola, më shumë se një për ndeshje. Në 61 prej këtyre ndeshjeve, ylli argjentinas ka shënuar se paku nga një gol. Ishte janari i vitit 2011 kur Leo Messi ishte zëvëndësuar herën e fundit në ndeshjen e kupës ndaj Betis kur Jefren ishte futur në vend të tij në minutën e 86, pasi ky kishte shënuar 3 gola. Përgatitja fizike e Messit poashtu e bën atë si lojtarin ndër më të fortit aktualisht në futbollin evropian. Leo Messi nuk e ka humbur asnjë ndeshje për shkak të lëndimeve. Lëndimi i tij i fundit është në shtatorin e vitit 2010 kur në një duel me Ujfalusin kishte pësuar dëmtim në gju. Edhe ndaj Osasunës vitin e kaluar Messu u pushua për shkak të gripit. Messi mbetet lojtari me më shumë paraqitje në Evropë në 100 ndeshjet e fundit, si dhe lojtari më pak i lënduar, duke llogaritur minutazhën e tij në fushë./indekonline/