Dafina Zeqiri, sjellje arrogante në Tiranë

Dafina Zeqiri ditën e hënë bashkë me shumë artistë të tjerë, kryesisht të rrymës hip-hop dhe R&B në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, kanë performuar te pedonalja. Ndryshe nga kolegët e saj, Dafina ka preferuar të qëndrojë vetëm, pa u përzier shumë me kolegët e tjerë, përveç atyre që konsideronte miq, siç ishte MC Kresha. Edhe fansat por edhe fotoreporterët që kanë qenë të pranishëm atë ditë janë përballur me një sjellje të pahijshme dhe arrogante të këngëtares. Nuk e dimë nëse Dafina ka dashur të tregojë se është një këngëtare e talentuar me teka, apo kjo ka qenë mënyra më e mirë për të rënë në sy. Madje, me të njëjtin ton agresiv ajo u përgjigjej edhe njerëzve të cilët ishin kuriozë për të. Pas performimit të këngëve të saj, Dafina është larguar duke ia lënë kështu skenën këngëtares nga Shkupi, Tuna. Mes të dyjave nuk pati asnjë përshëndetje, pasi, siç thuhet, ato të dyja nuk e kanë shumë qejf njëra-tjetrën për shkak të rivalitetit. MAPO