Vlora e nervozoi Vukun në Twitter

Ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, ka festuar lirimin e Ramush Heradinajt edhe përmes rrjetit social virtual Twitter. “Mezi po pres të shoh se çka do të ‘cicërojë’ sot Vuk Jeremici”. Dhe Vuku u përgjigj: “Le të llomotisin sot... mendojnë se do të zgjas përgjithmonë”. Çitaku në Twitter ka thënë po ashtu: “Carla del Ponte dështoi të sjellë padrejtësinë. E gëzuar. Krenare”, si dhe: “Asnjë gjyq nuk mund ta rishkruaj historinë. Asnjë gjyq nuk mund të bëjë balancë artificiale në mes të viktimës dhe agresorit. UÇK, krenaria jonë”.




Jeremici natyrisht se ka reaguar. Ai ka thënë: “Këto janë ditët e së keqes. Ne nuk duhet të dëshpërohemi". Ndërsa, më vonë ka shtuar se “sot llomotisin ata të cilin e kanë një sistem të tillë të vlerave. Disa para tyre ngjashëm janë kënaqur me okupimin fashist, duke menduar se do të zgjasë përgjithmonë”.