65 milion dollar kush martohet me këtë vajzë

Hong Kong: Cecil Chao, një ndër njerëzit më të pasur në Hong Kong ka ofruar një shpërblim prej 65 milionë dollarësh për burrin që do të arrijë të fitojë zemrën e vajzës së tij lezbike. Por e bija e tij e quajtur Gigi, 33- vjeç, është martuar disa muaj më parë në Francë me gruan që qëndron krah saj prej 7 vjetësh. "Nuk është e rëndësishme nëse është i pasur apo I varfër. E rëndësishme është që të jetë bujar dhe me një zemër të pastër"- ka deklaruar milioneri që nga ana e tij e ka përgënjeshtruar martesën e vajzës. "Gigi është shumë e mirë, me talent dhe e bukur. I do prindërit e saj, është bujare dhe bën punë vullnetare"- shtoi më tej Chao. Siç njofton as martesat mes personave të të njëjtit seks nuk njihen ligjërisht në Hong Kong, ku shoqëria është mjaft konservatore dhe homoseksualizmi është depenalizuar vetëm në vitin 1991.