Kosovari me BMW, 240 km/h nëpër tunel të Zvicrrës

Policia në qytetin zviceran Luzern ka kapur një 22-vjeçar nga Kosova, i cili po e ngiste veturën me shpejtësi 240 km/h nëpër tunelin e qytetit, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 100 km/h. Automjeti i vozitësit të pasionuar në shpejtësi është ndaluar, ndërsa patentë shoferi i është konfiskuar në vend të ngjarjes. Policia e Luzernit thotë se bëhet fjalë për kosovarin, i cili ishte ndaluar gjatë gushtit të këtij viti dhe se ai në një proces gjyqësor ka pranuar se kishte vozitur veturën e tij me këtë shpejtësi në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 100 km/h, transmeton albinfo. Në rastin e fundit kosovari nuk kishte pranuar se kishte vozitur nëpër tunel me atë shpejtësi. Por, policia kishte siguruar prova nga ekspertiza e vet dhe ia kishte konfiskuar veturën e tipit BMW 6. Në fund shqiptari nga Kosova ka pranuar se ka nxituar me veturën e tij për të testuar (auspuhin) në BMW-në e tij, raportojnë mediet lokale në Luzern./Indeksonline/