Po s'erdhi sot, ja se kur vjen sërish “fundi i botes”

Nëse si përfundim nuk ndodh asgjë sot e as në orët e para të mëngjesit të 22 dhjetorit, atëherë duhet të përgatiteni ndoshta për fundin tjetër të botës, që është parashikuar në pranverë të vitit 2014. Në një intervistë të lëshuar, Luc Mary, historian dhe autor francez i librit "Miti i fundit të botës, nga antikiteti deri në 2012-n", nënvizon se Apokalipsi i përfolur se mund të ndodhë sot është parashikimi numër 183 i regjistruar në histori që prej rënies së Perandorisë Romake. Por Mary ka parashikuar edhe datën e ardhshme të parashikuar për "fundin e botës": është 10 prilli 2014... Kjo është data e parashikuar sipas fanatikëve të Kabbalah (traditë ezoterike e guidaizmit) që e shikon atë ditë, si "hakmarrja e djallit". "Fundi i botës ka ekzistuar që nga fillimi i botës. Është një konstante historike. Nga këndvështrimi biblik është edhe një mit i bazuar te njerëzimi shpjegon Luc. Fundi i botës është ngushtësisht i lidhur me fetë monoteiste, që kanë një koncept linear të kohës, jo ciklike, siç është për shembull kultura Maya". Ndër të tjera, Mary ka sqaruar se fisi Maya nuk ka bërë profeci mbi fundin e botës, por për nisjen e një cikli të ri. Gjithsesi përsa i takon datës së saktë të fundit të botës, Mary shpjegon: "Nëse flasim për fundin e Tokës nuk do të vijë më vonë se 5 miliardë vjet, kur të "sulmohet" nga Dielli. Ndërsa nëse flitet për zhdukjen e njerëzimit, pritet gjithçka të ndodhë më parë. Parashikohet që pas një miliard vjetësh të jetë rreth 100 gradë centigradë mbi Tokë. Por në atë pikë, njeriu mund të ketë gjetur edhe një tjetër vend diku tjetër, në hapësirë"./Indeksonline.net/