Shpaloset Coupe e Serive BMW 4 (Foto)

Para se të filloni të kurseni për këtë makinë, duhet theksuar se Seria 4 tek derë është thjesht një koncept për momentit. Megjithatë, duke supozuar se BMW ndjek të njëjtën rrugë që ndoqi me konceptin Gran Coupe në Serinë 6, ndoshta në të ardhmen Seria 4 mund të bëhet realitet! Si mund të shihni në imazhin e mësipërm, Seria 4 ka një dizajn shumë të bukur, edhe pse ndryshe nga Seria 6, ky koncept duket se ka ruajtur stilin e ngjashëm me të Serisë 3. Sipas specifikave të BMW-së, Seria 4 është 4.6 metër e gjatë, 1.8 metër e gjerë dhe 1.3 metër e lartë, edhe pse motori i automjetit mbetet i panjohur.