13- vjeçari merr Mercedes-in e babait e bën xhiro në Evropë

Një djalosh 13- vjeçar, që vodhi makinën e babait të tij dhe udhëtoi nëpër Europë, është bashkuar me familjen e tij. Ai udhëtoi për 1 mijë kilometra nëpër Evropë. Djaloshi u arratis pasi u zu me prindërit e tij në Itali. Sipas BBC, ai udhëtoi nga Italia në Austri, më pas në drejtim të Gjermanisë, ku u ndalua nga policia. Djaloshi ishte adoptuar dy vite më parë dhe ishte nisur për në shtëpinë e tij të lindjes në Poloni. Ai ishte zënë me mamanë në lidhje me faturën e telefonit celular. I fiksuar pas makinave go-cart, ai kishte udhëtuar me besim të plotë drejt vendlindjes. Policia thotë se ka mbetur e habitur se si ai ka kaluar dy kufij ndërkombëtarë dhe ka furnizuar makinën dy herë pa vënë askush alarmin.