Hap valixhen mbetet gojëhapur

Një befasi, mund të quhet ajo që i ndodhi një vajze angleze, teksa u kthye nga Australia dhe hapi valixhen e udhëtimit mbi shtrat. Kur ç’të shohë? Një merimangë gjigande e zezë brenda saj, citon noa. E cila me siguri, që i është futur në bagazhin personal, gjatë udhëtimit. Kjo vajzë, padyshim e frikësuar fillimisht nga zbulimi, e ka përshkruar atë të ketë qenë më shumë se 10 centimetra e madhe, praktikisht, me përmasat e një topi tenisi. Mund të krahasohej sipas saj, me një zvarranik, grabitqar dhe të zi, i cili teksa e shihje për herë të parë, të trembte. “Kur e pashë atë, - tha vajza - kuptova se nuk ishte një merimangë e zakonshme”. Ndërkaq, ajo ka vendosur që të mos ta vrasë dhe me ndihmën e babait të saj, e ka mbyllur në një kavanoz dhe e çoi tek veterinerët. Të cilët, pasi e morën dhe e identifikuan çfarë lloji i përkiste, ia besuan kujdesin e saj, Parkut të kafshëve, Uest Midlands në Britaninë e Madhe