iPhone 5S vjen gjatë muajit mars?

Në tetor të vitit të kaluar, Apple ka lansuar modelin e saj të fundit të telefonit – iPhone 5, ndërsa tashmë kanë filluar thashethemet për gjeneratën e re të iPhone 5S, prodhimi i të cilit do të fillojë në mars të këtij viti. Lajmi vjen nga analisti Peter Misek, i cili ka thënë se prodhimi i iPhone 5S do të filloj në mars të këtij viti, pork a gjasa që sasia e parë të vijë në treg gjatë muajit qershor ose korrik. Sipas këtyre raporteve, disa prototipe të iPhone 5S tashmë janë në testim, dhe ka shumë mundësi që kostoja e këtij modeli të jetë më e lirë për shkak të mbështjellësit më të thjeshtë të telefonit.