Portieri e mbron golin si Super Man (video)

Angelo Campos, portieri i Peru U20, nuk dorëzohet kurrë. Në ndeshjen kundër Uruguaj, e vlefshme për Coppa America U20, mbrojtësi ekstrem peruan kalohet nga sulmuesi kundërshtar, Gonzalo Bueno, i cili gjendet përballë portës bosh me topin në këmbë dhe të gjithë kujtuan se tashmë goli ishte pothuajse i sigurtë. Por i këtij mendimi nuk ka qënë portieri peruan, i cili edhe pse disa metra larg sulmuesit kthehet për ta shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurtë, jo vetëm një herë por dy herë. Ndaj dhe të gjitha mediat ndërtkombëtare e kanë quajtur “portieri Super Man”.Shpëtimi vleu shumë për Perunë, e cila fitoi ndeshjen 3-2./