“Shtrigat” për ski, spektakël i veçantë në dëborë

Në pistën e skive shohim zakonisht njerëz të veshur me kostume sportive, ndërsa personat e maskuar si personazhe të ndryshëm, i shohim vetëm në festën e Halloween. Por me rastin e evenimentit tradicional, i njohur si “Hexenabfahrt”, që zhvillohet në Zvicër, persona të shumtë të maskuar si "shtrigat", kanë marrë pjesë në garën e zbritjes së lirë. Mijëra pjesëmarrës të veshur me rroba me ngjyra të ndryshme, të maskuar në fytyrë dhe me fshesën në dorë, ishin gati për ski në pistën me dëborë. Femrat dhe meshkujt e maskuar si “shtrigë”, kanë përshkuar rreth 12 kilometra, duke sfiduar të ftohtin dhe kanë dhuruar një "spektakël" të veçantë për turistët e kësaj zone.